E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Luiz Ejlli  hap biznes të ri dhe i hiqen sekuestrot për borxhet
Lajme

Luiz Ejlli hap biznes të ri dhe i hiqen sekuestrot për borxhet

Transformimi i Luiz Ejllit nga demokrat i përbetuar që ngrinte dolli në emër të Sali Berishës, në të ftuarin special të podcasteve të Edi Ramës fill pas daljes së tij nga Big Brother i ka sjellë përfitime monetare fituesit të Big Brother, Luiz Ejlli.

Dokumentet e transaksioneve të tij të fundit bankare shfaqin disa realitete të ndryshme nga ato që i janë servirur publikut. Martesa e dytë me moderatoren Kiara Tito u tha të ishte zyrtare dhe për këtë ceremonia dhe dokumenti i lidhjes së martesës u nënshkrua në prani të kandidatit të Partisë Socialiste, Erion Veliaj. Ejlli shprehu mirënjohjen për Veliajn teksa ky i fundit nuk la pa shpenzuar minutat e fundit të dasmës për fushatë elektorale.

Por, rezulton që kjo martesë të ketë qenë totalisht fiktive ndryshe nga çfarë u tha gjatë spektaklit. Në dokumentin e firmosur nga Luiz Ejlli më 22 maj 2023 gjendja e tij civile rezulton të jetë ‘beqar’. 

Pas daljes së Luiz Ejllit nga Big Brother, zyra përmbarimore i ka rithyer noterinë në pronësi të tij, e cila për shkaqe debitore ishte mbyllur. Këngëtari i cili me mbështetjen e ish vjehrrës Jozefina Topalli lëvizte në Paris me targa diplomatike e që më pas në Tiranë u bë noter, tashmë ka vendosur të ndryshojë sërish drejtimin e karrierës.

Nipti i noterisë ka ndryshuar aktivitetin dhe do të operojë në prodhimin e produksioneve televizive, spoteve publicitare, realizim klipesh dhe koncerteve indoor dhe outdoor. 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.