E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Luizi “ndërron mendje”: Shoku im është sëmurë, unë jam frikësuar
Publik News

Luizi “ndërron mendje”: Shoku im është sëmurë, unë jam frikësuar

Pak ditë më parë Luizi deklaroi para Kiarës se vuan nga një sëmundje e pashërueshme të cilën e ka marrë vesh 3 muaj para se të futej në BBV.

Mbrëmjen e sotme kjo temë është diskutuar sërish me Luizin por edhe banorët e tjerë.

Vetë këngëtari ka deklaruar se rrëfimi nuk ka qenë për veten e tij, por për një shokun e tij. Ai thotë se kohët e fundit ka filluar të ketë simptoma të njëjta por nuk e di nëse është i sëmurë me të vërtetë.

Luizi: Unë nuk kërkoj që të mëshirohem, e fillova me buzëqeshje këtë spektakël, nuk doja të thoja këtë gjë. Unë nuk dua të dukem si viktimë!

Arbana: Ti bën kët rrëfim në tv komëbtar, në vetë të parë! Unë të pyes se pse vendose ta bësh, më the që është historia e një shoku. Ajo që unë pastaj të them, duke lënë të nënkuptuar se ky mund të jesh ti, unë po të them hajde të sqarohemi për të gjithë ata që duam.

Luizi: Unë kam dashur ta flas këtë me Kiarën se kisha frikë se mudn të kisha të njëjtën gjë si shoku im.

Arbana: Po të pret një makinë tani nëse do të shkosh në spital të bësh cdo kontroll dhe të jesh i qetë dhe pastaj të kthehesh në lojë!

Luizi: Unë i kam bërë të gjitha analizat, po të kisha pas një gjë do dilte, unë ndihem mirë. Tani kjo gjëja po bëhet e madhe!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.