Lukashenko e konfirmon: Prigozhin është në Bjellorusi
Lideri i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka bërë të ditur se themeluesi i kompanisë private ushtarake “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, ndodhet aktualisht në Bjellorusi. Këtë informacion e ka konfirmuar agjencia shtetërore e lajmeve bjelloruse, Belta, duke cituar fjalët e Lukashenkos. Sipas marrëveshjes ndërmjet Lukashenkos dhe Moskës, luftëtarët dhe shefi i kompanisë “Wagner” do të qëndrojnë në Bjellorusi pasi grupi i tyre mercenarësh u ribë rebeloi gjatë fundjavës. Kremlini kishte deklaruar më herët se Prigozhin ishte nisur drejt Bjellorusisë, por në një audio-mesazh të dërguar më 26 qershor, Prigozhin nuk ka specifikuar vendndodhjen e tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



