Kreu i PD Lulzim Basha përmes një video-mesazhi, për situatën në të cilën ndodhet vendi për shkak të Covid-19, thotë se qeveria ka dështuar ta menaxhojë atë. Sipas tij, tashmë është e qartë që vala e dytë ka goditur Shqipërinë.
“Vendi ka nevojë për lidership ekonomik. Kjo qeveri ka dështuar të menaxhojë situatën. Sot shqiptarët janë më të kërcënuar dhe më të varfër se çdo qytetar tjetër në rajon”, shprehet Basha. Më tej, kreu i PD tha se Shqipërisë i mungon lidershipi në këto ditëë të vështira, ku spitalet shtoi ai janë plot, qytetarët presin për ndihmë në urgjenca e mjekët janë të pambrojtur.
“Është e qartë tashmë se vala e dytë e pandemisë ka goditur Shqipërinë dhe gjendja po rëndohet dita ditës. Numri i atyre që kanë humbur jetën nga virusi, i të shtruarve në spitale dhe i të infektuarëve me Covid-19 po rritet në mënyrë tragjike.
Shqipëria ka nevojë për lidership. Për fat të keq sot kjo na mungon. Vendi gjendet në një krizë shëndetësore dhe ekonomike pa asnjë masë e pa asnjë plan për menaxhimin e saj. Spitalet ajnë të mbipopulluara, urgjencat janë përplot me qytetarë që presin ndihmë, mjekët janë të pambrojtur për të luftuar sëmundjen. Disa prej tyre e kanë paguar me jetë. Dua të shpreh mirënjohjen dhe solidaritetin tim me mjekët dhe infermierët dhe gjithë personelin shëndetësor që po bëjnë të pamunudurën për tku ardhur në ndihmë pacientëve”, thotë Lulzim Basha, kreu i PD.



