E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lushnje, situata del jashtë kontrollit, evakuohen banorët e godinave pranë
Lajme

Lushnje, situata del jashtë kontrollit, evakuohen banorët e godinave pranë

Flakët kanë pushtuar sërish disa pjesë të pallatit 12-katësh në qytetin e Lushnjes, i cili prej shumë orësh po përballet me zjarrin duke nxjerrë situatën jashtë kontrollit.

Mësohet se edhe ushtria ka ardhur në ndihmë për shuarjen e flakëve përveç forcave zjarrfikëse  nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani, etj.

Po ashtu raportohet se banorët e pallateve ngjitur me godinën e përfshirë nga flakët janë evakuuar, ndërsa flakët kanë djegur tërësisht katin e katërt të qendrës tregtare, ku ndodheshin disa biznese.

Në pamjet e siguruara nga BalkanWeb dallohet qartë se zjarri ka marrë përmasa të konsiderueshme në një pjesë të godinës, ndërsa autoritetet vijojnë betejën për shuarjen e flakëve të riaktivizuara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.