E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lutje për zysh Mirelën dhe presor Edin:Filloni restaurimin e shtëpisë së At Gjergj Fishtes
OP-ED

Lutje për zysh Mirelën dhe presor Edin:Filloni restaurimin e shtëpisë së At Gjergj Fishtes

Letër Ministres Mirela Kumbaro !

Më lejoni shkurt dhe me pak fjali një kerkesë të  vogel që të mos ju marr kohë. Dje ishte  ditë e shenuar për poetin e madh At Gjergj Fishta.  At Gjergj Fishta-Gjeniu që po na le pa mbiemer!  Ka mbi një shekull që na ka nderuar e lartësuar, por mjafton kjo shtëpi e  rrënuar  “që të ndihemi  të  turpëruar e zvogëluar si shtet e si komb”.
Ati  nuk ka nevojë për shtëpi se ka banesën lart në qiell, por ne jemi pa mbiemer nëse zhduket dhe kjo kullë siç u zhdukën eshtrat.
Te kjo kullë mrizon përjetë krenaria dhe kultura e kombit!

E dashur Mirela  bëji një sms Kryeministrit dhe kërkoji leje që këtë vit  të kurseni ca projekte  “antikulturore ” dhe me pak para, fillojeni restaurimin e shtëpise së At Gjergj Fishtës  që të mos shembet .Nëse nuk ju dalin lekët, bëhemi të gjithë bashkë duke filluar nga unë  i pari dhe ju kerkojmë ndihmë  edhe “oligarkeve” deri tek njerëzit e varfër që janë  dashamirës të artit dhe jam i sigurtë që do të gjendet zgjidhja e këtij problemi, ndërkohe  ju do të mbaheni mend se bëte një punë të fisme, si ministre e këtij vendi. Mos harro sqaroje edhe Kryeministrin, pasi mund të fitoni  shumë pike  në opinion publik dhe sigurisht do ishte një reklamë e lirë me pak kosto për qeverinë. Me konsideratë     Naim Noka

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.