E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Macron dënon sulmin me armë në Bruksel: Akt terrorist! Europa jonë është e tronditur
Lajme

Macron dënon sulmin me armë në Bruksel: Akt terrorist! Europa jonë është e tronditur

Macron e quajti një atentat terrorist islamik, ndërsa ngriti alarmin se “Evropa është e tronditur”.

“Para disa minutash Brukseli u godit nga një atentat terrorist islamik që i mori jetën dy suedezëve. Evropa jonë është e tronditur dhe ne jemi këtu duke e përmendur bashkë dhe kjo tregon evidencën e asaj që ju jeni, evropian me zemër, me gjuhë me kulturë për të ardhmen”, tha Macron.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një pritje speciale për presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Në fjalën e tij, Rama tha se Franca kujdeset që ëndrra evropiane e rajonit tonë të bëhet realitet.

erirama

Rama theksoi se vizita e parë zyrtare e një Presidenti të Francës  riparon një plasaritje, forcon besimin dhe vendos lidhjet e privilegjuara të shpalosur në 2017.

“Në të gjitha kohërat për të gjithë shqiptarët dielli lind në Perëndim. Nuk gënjej duke pohuar që për shumë shekuj në sytë e një farë Shqipërie që kishte një farë ideje te vetes së saj Franca ishte Evropa dhe Evropa për të qenë vetja e saj nuk mund të ishte veçse një Evropë trengjyrëshe.

Franca kujdeset që ëndrra evropiane e rajonit tonë të realizohet dhe që pritshmëritë tona legjitime të marrin një përgjigje qoftë edhe me porosi.

Kjo ëndërr autentike, kjo shprese mallëngjyese për të cilën fola pak që Shqipëria dhe shqiptarët të kenë miqësinë e francezëve të mëdhenj.

Ne nuk na kanë munguar miqtë franceze. Për një kohë të gjatë ka patur francezë që na donin,  pastaj një Francë që nuk kishte më interes për ne.

Zot President në vitin e 101 të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike vizita juaj riparon një plasaritje, forcon besimin dhe vendos lidhjet e privilegjuara që shpalosën në 2017”, tha ndër te tjera Rama.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.