E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Majko  do të zëvëndësojë Alqi Bllakon
Lajme

Majko do të zëvëndësojë Alqi Bllakon

SPAK i ka kërkuar sot Kuvendit autorizimin për arrestimin e Alqi Bllakos si të përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit.
Kjo kërkesë e SPAK pritet të shqyrtohet në mbledhjen e nesërme të Këshillit të Legjislacionit dhe Mandateve.

Zyrtarisht nuk dihet qëndrimi që do të mbajë PS-ja për dhënien ose jo të autorizimit për lejimin e arrestimit, por nëse kjo ndodh, edhe përbërja në Parlament e maxhorancës do të pësojë ndryshime në emra, por jo në numra.

Alqi Bllako u zgjodh deputet në 25 Prill nga lista e qarkut të Tiranës. Ai ishte renditur i 17-ti në listë, ndërkohë që PS-ja fitoi 18 deputetë në këtë qark.
Nëse jepet autorizimi për arrestimin, Bllako do ta humbasë mandatin dhe vendin e tij do ta zërë ish-kryeministri socialist, Pandeli Majko. Në pikën 2 të nenit 164 të Kodit Zgjedhor thuhet se “Mandati i ndërprerë i deputetit ose i anëtarit të këshillit të bashkisë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse, përveçse kur plotësimi i vakancës me kandidatin e radhës ul përfaqësimin e gjinisë së nënpërfaqësuar”.
Majko ishte i 19-ti në listë pa mundur ta marrë mandatin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.