Majlinda Bregu, ish-deputetja e PD zgjidhet Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.
Lajmin e bën me dije vetë Bregu e cila shkruan me entuziazëm se ajo fitoi garën por fitorja i takon Shqipërisë.
“E di që do të jetë një sfidë e vështirë, por nganjëherë e vështira është më e mira!”, shkruan ish-deputetja e PD, tashmë si e para shqiptare në një pozicion të lartë ekzekutiv. Bregu nuk heziton të falenderojë edhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.
Faleminderit të gjithëve që besuan dhe më votuan për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.
Mirënjohje të gjithëve,vendeve anëtare, institucioneve shqiptare, Komisionit Europian, EEAS( Shërbimi i Jashtëm i BE),Parlamentit Europian, familjes time politike EPP, e mbi të gjitha vendeve që votuan bindshëm kandidaturën time.
U përpoqën të gjithë, me qartësinë se drejtimi prej meje i këtij institucioni do të ishte fitore e Shqipërisë dhe shqiptarëve!
Jam e nderuar sot që për herë të parë më takon mua të drejtoj si e para shqiptare në një pozicion të lartë ekzekutiv, institucionin që ka si mision fuqizimin dhe rritjen e bashkëpunimit në vendet e Europës Juglindore!
Një falenderim miqësor për Ditmirin. Na ndajnë sinoret politike, por na bashkoi qasja Europiane dhe përpjekja për të punuar pro Shqipërisë!
E di që do të jetë një sfidë e vështirë, por nganjëherë e vështira është më e mira!



