MAKINA AKSIDENTON RËNDË KËMBËSORIN TE VIJAT E BARDHA, ARRATISET SHOFERI
Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në qendër të Elbasanit.
Një automjet ka përplasur një këmbësor i cili po kalonte vijat e bardha.
Mësohet se i aksidentuari është dërguar në spitalin Rajonal të Elbasanit me urgjencë dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Drejtuesi i mjetit që ka përplasur këmbësorin është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Kanë qenë kalimtarët ata që kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën si dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.
Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e shoferit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



