E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Makina e policisë në krah të kundërt, u përplas me Benz-in
Lajme

Makina e policisë në krah të kundërt, u përplas me Benz-in

Dy makina janë përplasur kokë më kokë në Rrugën e Arbrit, në Gjoricë të Bulqizës.

Në aksident është përfshirë një makinë e patrullës së policisë rrugore dhe një mjet tip ‘Mercedes Benz’.

Sipas policisë drejtuesi i makinës së policisë rrugore, Selami Lusha ka humbur kontrollin dhe ka kaluar në sensin e kundërt duke goditur mjetin tip ‘Benz’ të drejtuar nga Zenel Murra. Si pasojë e goditjes janë lënduar punonjësi i policisë dhe drejtuesi i mjetit tjetër.

Të dy të lënduarit janë transportuar për në spitalin Rajonal të Peshkopisë ku po marrin ndihmën mjekësore.

Polici i plagosur i cili ndodhet në gjendje të rëndë sapo është transportuar me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.