Makina luksoze përfshihet nga flakët në Tiranë
Një automjet luksoz tip “Jaguar” elektrik është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 07:00, në rrugën “Tefta Tashko”, pranë Gjimnazit “Ismail Qemali” në Tiranë.
Automjeti është djegur plotësisht, ndërsa shërbimet zjarrfikëse ndërhynë menjëherë për të izoluar dhe shuar flakët. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Ende nuk dihet nëse në momentin e rënies së zjarrit në makinë ndodhej dikush apo nëse automjeti ishte në lëvizje. Dyshohet paraprakisht se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale, ndërkohë që autoritetet po hetojnë për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



