Makina me shpejtësi skëterrë merr përpara 40 krerë bagëti në Fier
Një aksident i pazakontë është shënuar mbrëmjen e sotme në Fier.
Sipas tij, kanë qenë dy automjete me shpejtësi të lartë që po parakalonin njëri-tjetrin, ndërsa drejtuesit e automjeteve janë larguar nga vendngjarja.
“Isha duke futur bagëtitë në portë, në atë moment vijnë dy makina, u dola para t’i ndaloja, nuk po ndalonin, por po parakalonin njëri-tjetri po vinin me shpejtësi. U shmanga nga rruga të mos më vrisnin mua, më kanë vrarë 40 bagëti. Unë kam rreth 200 e ca krerë. Kanë ngordhur 40 krerë. Se sa do jetë bilanci, nesër në mëngjes ta shohim. Ata ikën, makinat janë këtu. Se di çfarë ka bërë policia. Dëmi shkon rreth 10 milion lekë”, deklaroi ai.



Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



