E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Makina përplas këmbësorin, transportohet me urgjencë në spital
Publik News

Makina përplas këmbësorin, transportohet me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën ‘Xhanfize Keko’ në Tiranë.

Sipas informacioneve, një automjet tip “Benz” ka përplasur një këmbësor. Aksidenti ka ndodhur tek vijat e bardha, në kohën që 50-vjeçari po kalonte rrugën.

Si pasojë e përplasjes, këmbësori mori plagë të shumta. Ai është dërguar me urgjencë në spital për të marrë mjekimin e duhur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.