E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Malësi e Madhe/Tentoi t’i vidhte një shtetasi bagëtitë në kullotë, e kërcënoi dhe qëlloi me kallashnikov
Lajme

Malësi e Madhe/Tentoi t’i vidhte një shtetasi bagëtitë në kullotë, e kërcënoi dhe qëlloi me kallashnikov

Policia ka arrestuar një 27-vjeçar, i cili ka tentuar t’i vidhte bagëtitë e imta në kullotë një shtetasi.

arme

I riu me iniciale G. B., raportohet se ka qëlluar në ajër me kallashnikov duke kërcënuar shtetasin me iniciale V. N për t’i marrë bagëtitë e imta. Ky i fundit raportohet se i kishte dërguar bagëtitë për kullotë në mal në fshatin Nikç të Shkodrës.

Pas ngjarjes, 27-vjeçari u arrestua, ndërsa janë sekuestruar kallashnikovi, një krehër me municion luftarak, një mjet prerës (thikë) dhe një gëzhojë.

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe

Tentoi t’i vidhte nën kërcënimin e armës së zjarrit, bagëtitë e imta një shtetasi në kullotën e fshatit Nikç, reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar.

Sekuestrohet një armë zjarri automatik, një krehër me municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas njoftimit se një shtetas nën kërcënimin e armës po tentonte t’i vidhte një shtetasi bagëtitë që i kishte për kullotë në mal në fshatin Nikç, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar shtetasin G. B., 27 vjeç, banues në fshatin Vukël.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe armën e zjarrit kallashnikov që dyshohet se ky shtetas kishte qëlluar në ajër duke kërcënuar shtetasin V. N për t’i marrë bagëtitët e imta. Gjithashtu janë sekuestruar dhe një krehër me municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë) dhe një gëzhojë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.