Maliq/ Krebashkiaku Topçiu i heq kempin, qytetari rrëqeth jashtë bashkisë: Dua ilaçe, do vdes pa ato, do varem!
Gëzim Topçiu është kryebashkiaku, i cili mund të kujtohet në Shqipëri vetëm për rekordin si i mandatuar 7 herë në krye të Bashkisë së Maliqit, por për asgjë tjetër.
Ndoshta, pak do të kujtohet për premtimin e trenit elektrik, por për këtë na mbetet të presim.
I votuar kaq shumë herë në Maliq, ai është bërë ligj në qytezën që drejton. E themi këtë, pasi së fundmi jemi prekur nga ulërimat e qytetarit nga Maliqi, të cilit i kanë hequr kempin edhe pse ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Qytetari, thërret fort, jashtë bashkisë së Malqit, duke thënë se i duhen paratë për ilaçe, pasi pa ato ai mund të vdesë.
Ndër të tjera ai ulëret dhe thotë se do t’i japë fund jetës nëse Bashkia nuk ia rikthen kempin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



