Malli i “leshit”…
Medi Belortaja
Po po, e kishte marrë malli njërën për kushëririn, për një kushëri që i ka ecur puna, posti, paraja..Mall i madh e kishte marrë kushërirën për kushëririn e mbarë të suksesshëm…që është me punë e post larg kushërirës..Po, po, ja kishte deklaruar mallin e madh në foton e fb kushëririt..që ta shohin të gjithë deeee!..Se malli është privat, jo publik, dhe privat nuk ka kushërira për kushëririn. Mirëpo kushëriri i mbarë ka një vëlla “të prapë”, të varfër, që s’i ka ecur jeta, fati, paraja, puna, suksesi..Ky është kushëri shumë i largët, aq i largët sa nuk shihet me asnjë lloj dylbie të mallit, ndonëse e kanë shumë afët, fare pak metra larg shtëpisë, sa e shohin nga porta e shtëpisë së tyre që ai po ecën rrugës së përbashkët, e mbyllin portën me tërsëllëmë, a thua se kushëriri i varfër do t’ju hyjë në shtëpi me dhunë e do t’u marrë të gjitha paratë dhe sendet me vlerë nën kërcënimin e një arme që ai s’e ka prekur kurrë me dorë tërë jetën…Po nuk ka thënë kot i madhi: “Një i afërm i varfër, është një i afërm i largët!”..Ah, ta dini ju dele mallin e ujkut për ju!…Malli, është mall, send me vlerë, gjë, interes, trafik influence, përfitim, jo malli ai malli që kujtoni se është mall që e merr malli kushërirën për kushëririn me post e pozitë…Ai është mall “leshi”, që më kot përpiqet të gërmojë e prekë sentimentet e mallit të kushëririt me post dhe pozitë i kushërirës të parmalluar..Mall hipokritash…Posi, posi,..Ta hajë kush ta hajë..
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



