Malltezi e sqaron me foto Ramën: Ja Gjushi, Roshi, Daja, Cikalleshi, çoji në burg si kriminelë mjedisi!


Abi Malltezi, kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, i ka paraqitur tre foto-denoncime kryeministrit Edi Rama, ndërtime pa leje në bregdet të tre bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë politikë. “Ja tek i ke, çoji në burg si kriminelë mjedisi!’ i drejtohet Malltezi Ramës dhe i paraqet fotot e mëposhtme.
Meqë Edin e kemi “ambjentalist me raste” dhe dje ish merakosur për ndërtime në rërë, po ia lehtesojmë punën: 3 fotot e para tregojnë ndërtime “Made in Gjushi” – e para pallati 9-katesh pa leje i Gjushit tek Shkëmbi Kavajës dhe dy të tjerët, ndërtime mu në rërë tek Iliria dhe tek Teuta;
Dy fotot e tjera me ekskavator në rërë tregojnë ndërtimet në rërë nga Elvis Roshi dhe Gent Daja në Qerret, që vjehrri i këtij të fundit (ish drejtor hipoteke) e ktheu nga rërë në tokë bujqësore dhe më pas në truall.
Na gjej një prestigjator kaq të zotin po munde kudo në botë!
Tani nëse e ke seriozisht, luftën ndaj ndërtimeve në rërë, ja tek i ke Gjushin, Roshin me 4 emra, Dajën dhe Cikalleshin dhe çoji në burg si kriminelë mjedisi. E bën dot?”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



