E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Malltezi kallëzon në SPAK Ramën, Ballën, Arben Krajën dhe Millonain
Lajme

Malltezi kallëzon në SPAK Ramën, Ballën, Arben Krajën dhe Millonain

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, ka kallëzuar në SPAK kryeministrin Edi Rama, ministrin Taulant Balla dhe prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

Kallëzimi i tij lidhet me dosjen “Partizani”, për të cilin ai është marrë i pandehur së bashku me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Malltezi shpreh bindjen se gjyqi ndaj tij është politik dhe për këtë arsye ka kallëzuar për shpifje Ballën, personin që depozitoi dosjen “Partizani”.

Për Ramën ai ka kërkuar të akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës dhe veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës.

Sa u përket dy prokurorëve të posaçëm, drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD ngre pretendimet se kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë marrë vendime arbitrare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.