Janë konfirmuar 2 rastet e para e të prekurve nga koronavirusi. Menjëherë pas lajmit u vunë në lëvizje të gjitha institucionet për marrjen e masave që të parandalohet përhapja e virusit.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka njoftuar se do të anulohen aktivitetet dhe organizimet për Ditën e Verës. Është deklaruar se do të ndalohet çdo aktivitet që grumbullon shumë njerëz. Që do të thotë se koncerti i shumëpritur i Malumës, këngëtari me famë botërore nuk do të zhvillohet.
“Çdo gjë sipas udhëzimeve te qeverisë. Higjienë, kujdes ne arka e sportele dhe anulim i aktiviteteve që kishim për Ditën e Verës Elbasan e eliminim mbledhje e takime/trajnime masive si dhe kontroll me i përforcuar ekipit për simptoma te ndryshme. Si një drejtori e madhe shërbimesh me shume kontakt shkresor e fizik me qytetaret do behet kujdes i shtuar me higjienën”, bëri me dije DPSHTRR.



