E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manastirliu i përgjigjet Bashës:  Check up nuk është anuluar
Publik News

Manastirliu i përgjigjet Bashës: Check up nuk është anuluar

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, i është përgjigjur kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili tha se po jepen sinjale për anulimin e koncesionit të Check Up-t.

Me një shënim në Twitter, Manastirliu shkruan Check up nuk është anuluar, por është pezulluar deri në rikthimin e normalitetit.

 

manastirliu

“Fake news! Check up nuk është anulluar, por pezulluar deri në rikthimin e normalitetit, kur njerëzit do të vijojnë sërish të kontrollojnë falas gjendjen e tyre shëndetësore!”, shkruan ministrja.

Në emisionin “Open”, Basha e konsideroi konfirmimin e ministres një lajm të keq për qytetarët, ndërsa tha: Nuk është lajm i keq për mua, por për qytetarët. E rëndësishme është që të ndalohet ky koncesion korruptiv.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.