Manastirliu ndjek nga afër zhvillimin e testeve të shpejta
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndjekur sot nga afër se si janë zhvilluar testet e shpejta në Qendrën Shëndetësore nr. 10 në Tiranë. Gjithashtu kujtojmë se sot ishte dita e parë ku në Tiranë janë hapur 6 pika për zhvillimin e testeve të shpejta.
“Në Qendrën Shëndetësore nr. 10 në Tiranë, ku vijon testimi i shpejtë në komunitet, për të rritur akesin e qytetarëve në testimin në kohë dhe të #sigurt.
Vetëm në ditën e parë të testimit të shpejtë në 6 pikat e hapura në Tiranë u kryen mbi 300 testime, ndërsa janë mbi 12 mijë teste të shpejta të kryera në të gjithë vendin”, tha ministrja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



