Manastirliu: Ora policore nis në 20:30
Ditën e sotme është mbledhur Komiteti i Ekspertëve dhe ka vendosur mbi masat kufizuese ne këtë periudhë festash. Ministrja Ogerta Manastirliu ka then se nga data 24 dhjetor dhe deri në datën 4 janar do të ketë kufizim të lëvizjes nga ora 20 e 30 deri në orën 6 të mëngjesit.
E njëjta gjë vlen edhe sa i takon aktivitetit të bareve dhe restoranteve. Kufizimet do të ndryshojnë në datën 5 janar, duke e shtyrë kufizimin nga ora 20 e 30 në 22:00.
Gjithashtu Ministrja ka bërë me dije se edhe fluturimet me Britanisë janë mbyllur për shkak të mutacionit të virusit që është gjendur në këtë shtet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



