Manja i drejtohet SPAK-ut për’ 21 janarin’ : Të hetohet një orë e më parë
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në një konferencë për mediat ka deklaruar se SPAK duhet të nisë hetimet një orë e më parë, pas daljes së provave të reja në lidhje me ngjarjen e “21 Janarit”.
Manja thekson se fakti i publikuar së fundi tregon se ka patur një zinxhir komandues dhe urdhërues për të qëlluar protestuesit.
“Është ora që Prokuroria e Posaçme të bëjë drejtësi për 21 janarin.
21 janari nuk është hetuar asnjë ditë. Fakti i bërë publik para pak ditësh tregon se ka patur një zinxhir komandues dhe urdhërues për të qëlluar protestuesit.
I takon Prokurorisë të marrë provën e re dhe të nisë hetimet një orë e më pare”, tha Manja
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



