E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manjani: Askush s’e ha këtë lojën e trashë që Rama e Veliaj nuk dinin gjë!
Lajme

Manjani: Askush s’e ha këtë lojën e trashë që Rama e Veliaj nuk dinin gjë!

Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e ka konsideruar si lojën më të trashë dhe pa fantazi, të kryeministrit Edi Rama dhe vartësve të tij, operacionin e nisur së fundmi për t’ua marrë pronat e paligjshme të pasurve dhe për t’ua kthyer të varfërve, sipas një VKM të firmosur në mbledhjen e fundit të qeverisë.

Në veçanti, Manjani sheh shfajësimin që Rama i bën në këtë lojë, kryebashkiakut të Tiranës, pikërisht atij personi që ka dhënë lejet e ndërtimit të kullave në kryeqytetet.

Manjani shkruan: “Askush nuk e ha këtë lojën e trashë, po të trashë fare, që Rama po u merr ndërtimet mbi lejet e dhëna të pasurve për t’ua dhënë të varfërve! Askush nuk e beson që qenkan ndërtuar mijëra m² dhe Rama e Veliaj s’dinin gjë!

E kanë kot. S’kanë më as fantazinë siç kishin me policen me syze të OFL-së. Çuçi, Dallëndyshja dhe Muhameti nuk e luajnë dot aq bukur rolin e polices me syze të errëta. “Rolin” po them, se rezultatet i OFL ishin siç priteshin: Faqja e zezë!

Nuk po harxhoj kohë të merrem me dëmin e jashtëzakonshëm që nisma të tilla i bëjnë kulturës së ligj-zbatimit dhe kushtetutshmërisë. E ka lënë fantazia “udhëheqësin”. Plus që është aq i gjatë e ka aq shumë shoqërues, sa bie në sy që larg kur rri natën te lokalet e atyre që me demek, u merr metrat katrorë, ditën.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.