E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manjani flet nëse Bashën do e bëjë Rama ministër: Butaku Lulzim ka kryer punë, po Jemini që përjashton demokratët
Lajme

Manjani flet nëse Bashën do e bëjë Rama ministër: Butaku Lulzim ka kryer punë, po Jemini që përjashton demokratët

Juristi Ylli Manjani, thotë se është humor të shohësh Jemin Gjanën që del në televizor dhe përzë demokratët nga zgjedhjet.

Gjatë emisionit ‘A Show’me Adi Krastën, Manjani jep edhe mendimin e tij për teoritë konspiracioniste se Rama do të fusë Lulin në qeveri.

‘Mund të shohësh Jemin Gjanën që përzë demokratët nga zgjedhjet. Gallatë është apo jo.

Mund të shohësh butakun Lulzim, se butak është, se ka disa që thonë se është jashtëtokësor dhe nuk di ca ndodh. Jo more jo, ai është një krimb, që rri nën tokë, është i vdekur, ka kryer punë, nuk ekziston, zero. Kushdo që merret me të thjeshtë e nxjerr një cikë nga toka, asgjë tjetër, vazhdon aty. Kanë kryer punë.

Ka ca teori konspiracioni që do të bëhet një qeveri e madhe. Po, po në atë mendje, do të bëhet një qeveri dhe do të fusë Lulin në qeveri. Vazhdo e vazhdo, kjo është bjeri ti biem.

Edhe themi ne nuk çohet populli. S’ka çfarë të çohet, ky është mileti. Mileti e ka gjetur zgjidhjen, po iki dhe po shoh kismetin tim.

Ka bërë ligje. Po pse ndalohet populli me ligje, do të ndalojë studentët e mjekësisë të ikin jashtë. Kinostudio ‘Shqipëria e re’ është ky ligj. Del kryeministri dhe thotë; ky popull që ju bëri ju mjekë. Cili popull more, a i thërret një çikë rradakes…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.