Maqedonia e Veriut 70 të infektuarve me koronavirus
Shkon në 70 numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoni.
Lajmin e ka bërë me dije Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, i cili tha se janë kryer edhe 43 teste të reja dhe 3 prej tyre kanë rezultuar pozitiv duke e çuar kështu numrin e të infektuarve në total në 70.
Sakaq bëjmë me dije se në mesin e të infektuarve të lajmëruar ditën e djeshme është edhe një vajzë 4-vjeçare nga Shtipi që ishte infektuar në një kopsht fëmijësh në Angli. Familja e saj ishte kthyer në Maqedoni në 14 mars dhe ndodhet në izolim.
Kujtojmë se edhe në vendin tonë Ministria e Shëndetësisë raportoi sot edhe 6 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 70.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



