E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Maqedonia e Veriut merr 600 mln euro hua, dyfishi i planit të Ramës
Publik News

Maqedonia e Veriut merr 600 mln euro hua, dyfishi i planit të Ramës

Qeveria e maqedonisë së Veriut do të marrë hua 600 mln euro për të përballuar situatën e koronavirusit.

Kujtojmë se sot është shënuar dhe viktima e parë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili tha se viktima është një 57-vjeçare nga Kumanova. Ministri tha se ajo rezultoi pozitive me koronavirus, pas vdekjes.

Nga ana tjetër kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka bërë me dije planin me 7 pika për adresimin e nevojave për financim të atyre që janë prekur drejtpërdrejt në ekonominë e tyre  që kap shifrën e 300 milionë eurove.

Pra vihet re se qeveria maqedonase ka planifikuar dyfishin e shpenzimeve për përballimin e situatës së koronaviurs.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.