E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë, shkatërrohet grupi kriminal pas 5 vitesh hetime
Lajme

Marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë, shkatërrohet grupi kriminal pas 5 vitesh hetime

Pas një hetimi 5 vjeçar, Policia e Shtetit në bashkëpunim me homologët italianë, ka arritur të shkatërrojnë një grup trafikimi marijuane nga Shqipëria në Itali.
Në kuadër të operacionit “Overseas”, u vunë në pranga Autor Deda (alias Lesaj), 38 vjeç dhe Dodë Prela, 53 vjeç, teksa në kërkim u shpallën 41-vjeçari R.M. dhe 47-vjeçari G.K.
Policia tha se sipas provave, në marrëveshje mes tyre shtetasit Dodë Prela dhe Autor Deda janë financuesit dhe organizatorët kryesorë të këtij trafiku. R.M. ishte në rolin e personit që siguronte tregun e shitjes së lëndës narkotike në Itali, ndërsa G.K. ka qenë në rolin e magazinuesit të lëndës narkotike.
Gjatë hetimit disa vjeçar, i cili është shtrirë në Shqipëri dhe Itali, është bërë e mundur që në periudha të ndryshme kohore, këtij grupi kriminal t’i sekuestrohen sasi të konsiderueshme lëndë narkotike e llojit marijuanë, të trafikuara nga Shqipëria në drejtim të Italisë, në rrugë detare.
Sipas policisë, në rolin e transportuesit janë arrestuar më parë edhe L.M., E.Z. dhe J.LL, të tre nga qarku Lezhë.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, si dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.