E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Marilyn Monroe apo Kim Kardashian?
Publik News

Marilyn Monroe apo Kim Kardashian?

Nëse bëjmë një kthim pas në kohë, që nga Marilyn Monroe kuptojmë se sa kanë ndryshuar gjërat sot, kur të gjitha vajzat duan të bëhen si Kim Kardashian.

Në vitin 1950 një ndër femrat më të bukura dhe forma perfekte ishte padyshim Marilyn Monroe, ku të gjitha vajzat ndiqnin shembullin e saj.

Më pas ajo u pasua në vitet ’90, nga supermodelja Kate Moss, e cila kishte padyshim format e trupit ‘ideal’ që çdo femër ëndërronte.

Por me zhvillimin e teknologjisë, gjithçka ka ndryshuar.

Kjo falë kirurgjisë plastike, e cila i lejon çdo vajze që të transformohet, në mënyrë që ti ngjasojnë sadopak idhullit të tyre.

Dhe duket se në modë tashmë janë format bombastike të Kim Kardashian.

Kështu në ndryshim nga viti 1950, ku flokët ishin në modë të shkurtra, sot vajzat preferojnë stilin e Kim, të gjata dhe mundësisht bjondë.

Nëse më parë femrat me dekolte dhe të pasme të vogla ishin në modë, sot jo.

Ashtu si Kim, vajzat preferojnë gjoks me numër të madh dhe të pasme të kolme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.