E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mark Marku sherr me ministren: O zonjë, po na ngre nervat, ju nuk keni turp. Jeni të pacipë,  jeni fytyra e shëmtisë
Lajme

Mark Marku sherr me ministren: O zonjë, po na ngre nervat, ju nuk keni turp. Jeni të pacipë, jeni fytyra e shëmtisë

Analisti Mark Marku pati një debat të ashpër me ministren e Drejtësisë, këtë të enjte në emisionin Opinion. Po ashtu ai u përplas dhe me analistin tjetër, Lorenc Vangjeli, të cili në debat e sipër i tha: Rri tani, se ti paguhesh nga qeveria, ha bukën e qeverisë dhe je në rregull.

Gjithçka nisi kur Blendi Fevziu e pyeti Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj edhe për Dosjen 339, duke u ndalur në veçanti tek fakti se përse Prokuroria nuk kishte dhënë shpjegime, apo nuk kishte vepruar.62611137_2060492344060793_3401026671459958784_n-770x433Ministrja tha se “Prokuroria është institucion i pavarur. Po të ishte e kapur prokuroria nuk do të kishin dalë përgjimet… apo nuk do ishte vazhduar çështja, do të ishte mbyllur”.
Por këto fjalë nervozuan analistin Mark Marku.

 

Pjesë nga debati

Etilda Gjonaj: Patjetër që është e pavarur Prokuroria.

Mark Marku: Për cilën prokurori e keni? Për këtë që kemi apo për ndonjë tjetër?

Mark Marku: O zonjë se po na ngre nervat, prokuroria jote e pavarur, ju nuk keni turp. Jeni të pacipë, edhe kur keni fytyrë normale, jeni fytyra e shëmtisë. E pavarur ajo lloj prokurorie thua ti? Po tall… me kë po flet, se për këtë jeni arrogantë, që duheni larguar me dhunë dhe me armë, sepse ju të fyeni inteligjencën. Prokuroria e pavarur ato 2 lajet e Partisë Socialiste, kryeprokurorja, krye… S’keni turp, ju keni arrit kulmin.

Mark Marku-Lorenc Vangjelit: Rri tani, se ti paguhesh nga qeveria, ha bukën e qeverisë dhe je në rregull.

Lorenc Vangjeli: Mos e përmend bukën time ti, se ha bukën e Perëndisë. Mos fol për armë. Se e ke gabim.

Mark Marku: Flasim për shërbimet që bën ti.

Lorenc Vangjeli: Po lëri more shërbimet.

Mark Marku: Janë bërë për t’i larguar me gurë.

Blendi Fevziu: Me gurë?

Mark Marku: Po se janë arrogantë, janë të poshtër, janë hajdut ordinerë

/Opinion.al/

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.