E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mark Nika del nga SPAK: Përgjegjës për 21-Janarin, Berisha dhe PD!
Lajme

Mark Nika del nga SPAK: Përgjegjës për 21-Janarin, Berisha dhe PD!

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, një nga protestuesit e vrarë gjatë ngjarjeve të 21 Janarit 2011, ka folur për mediat pas daljes nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), ku zhvilloi një takim me prokurorin që po heton çështjen.

Ai kërkoi përshpejtimin e hetimeve, duke theksuar se dëshmitarët ndodhen nën presion dhe në kushte frike. “Kërkojmë që hetimi për 21 Janarin të ecë më shpejt. Dëshmitarët janë nën presion dhe kanë frikë,” u shpreh Nika.

Sipas tij, familjarët e viktimave nuk presin drejtësi nga politika apo qeveria, por ekskluzivisht nga SPAK. “Ne nuk kërkojmë drejtësi nga qeveria, por nga SPAK. Kam bindjen se kjo çështje do të përfundojë pozitivisht dhe gjykata do të dënojë vrasësit, dhunuesit dhe ata që kanë manipuluar këtë proces,” deklaroi ai.

Nika shtoi se përgjegjësia, sipas tij, nis që nga Gjykata e Lartë, e cila ka certifikuar një proces gjyqësor të padrejtë. Ai bëri edhe akuza me karakter politik lidhur me ngjarjen, duke theksuar se përgjegjësia penale i takon autorëve të drejtpërdrejtë, ndërsa ajo politike, sipas tij, bie mbi drejtuesit e asaj kohe.

“Në kuptimin e ekzekutimit, fajtor është ai që ka qëlluar. Në planin politik, fajtorë janë Partia Demokratike dhe Sali Berisha. Në atë kohë ministër ka qenë Lulzim Basha,” u shpreh Nika, duke ngritur gjithashtu pikëpyetje mbi largimin dhe fshehjen e personave përgjegjës, si edhe mbi manipulimin e provave.

Ai bëri me dije se prokurori i çështjes po heton aktualisht procedurat e ndjekura, ndërsa familjarët e viktimave shprehin shpresën se procesi do të çojë në zbardhjen e plotë të së vërtetës dhe në vendosjen e drejtësisë për ngjarjet e 21 Janarit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.