Mark Zuckerberg , pushon nga puna 11,000 punonjës të ‘Meta’
Kompania Meta, që zotëron rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe WhatsApp, ka njoftuar se do të shkurtojë 13% të fuqisë punëtore. Facebook Në total, 11,000 punonjës do të pushohen nga puna nga 87,000 njerëz që punojnë për kompaninë në mbarë botën. Në një deklaratë, shefi ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg tha se shkurtimet ishin “disa nga ndryshimet më të vështira që kemi bërë në historinë e Metës”. Lajmi vjen pas pushimeve të mëdha nga puna në Twitter, pas blerjes nga Elon Musk, i cili shkurtoi rreth gjysmën e stafit të tij dhe firmave të tjera të teknologjisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



