Market shet kremviçe të mykura “me lejen” e AKU-së
Në këto ditë të nxehta vere, ushqimet që tregtohen në supermarket duhet të kontrollohen imtësisht, por AKU, me në krye Jeta Dedën, duket se ka marrë “pushimet” dhe për më tepër kur bëhet fjalë për të kontrolluar supermarketin e deputetit socialist Vullnet Sinaj.
Një qytetar është shokuar kur ka parë se kremviçet që ai ka marrë në Big Market-in në Elbasan ishin të mykura.
Në supermarket ai nuk e ka evidentuar kremviçen e mykur, por kur e ka hapur për ta konsumuar e ka parë.
Nuk është hera e parë që Big Market shet produkte të mykura dhe nuk gjobitet nga askush dhe të vetmit që e pësojnë janë qytetarët e thjeshtë, që nuk e kanë kuptuar ende se Big Market ka cilësinë më të ulët të ushqimeve, bazuar nga denoncimet e mbërritura në redaksi.
Denoncimi i qytetarit:! Sapo e bleva ne big market ne Elbasan. Flm


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



