E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Maroku dorëzon telefonin e Ruben Saraivës, vrasësit të Adrian Nikulajt
Lajme

Maroku dorëzon telefonin e Ruben Saraivës, vrasësit të Adrian Nikulajt

Autoritetet marokene i kanë përcjellë homologëve të tyre shqiptarë, telefonin Ruben Saraivës, 28-vjeçarit portugez i cili akuzohet për vrasjen e biznesmenit lezhjan Ardian Nikulaj më 19 prill të këtij viti, brenda ambienteve të hotelit të tij në Shëngjin.

Zbërthimi i komunikimeve të portugezit me anëtarët e tjerë të grupit të vrasësve me pagesë, katër britanikë dhe porositësi Edmond Haxhia do t’u shërbej hetuesve për të pasur prova të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Burimet bëjnë me dije se nga ana tjetër, marokenët, të cilët arrestuan Ruben Saraivën më shumë se 6 muaj më parë, pas një kohe të gjatë pa përgjigje, i kanë kërkuar palës shqiptare prova shtesë në kërkesën e tyre për ekstradim të vrasësit gjakftohtë në drejtim të Tiranës.

Përmes Ministrisë së Drejtësisë pritet të dërgohen në vijim materiale të tjera provash të hetimeve të muajve të fundit mbi ngjarjen, me të cilat do të synohet sjellja e portugezit në Shqipëri.

Të arrestuar në Britani të Madhe janë pjesa tjetër e grupit kriminal, Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson, për të cilët akoma nuk ka një vendim ekstradimi në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.