E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Marshimi në bulevard/ Zbardhet skenari i protestës së opozitës
Lajme

Marshimi në bulevard/ Zbardhet skenari i protestës së opozitës

Zbardhet skenari që do të ndjekë Partia Demokratike për protestën e thirrur sot në orën 12:00, në një kohë kur mbahet paralelisht dhe Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.

Demokratët do të mblidhen nga rrugë të ndryshme të Tiranës në sheshin ‘Skënderbej; apo dhe në vende të tjera.

Grumbullimi i tyre pritet të nisë rreth orës 11:30.

Ndërkohë që në këtë orë do të nisë marshimi i simpatizantëve apo dhe përfaqësuesve të PD-së nga selia blu dhe më pas do të bashkohen të gjithë para ish-hotel Dajtit.

PD është përgatitur për çdo ‘skenar’ dhe ka bërë gati një regji lëvizëse që do të përdoret gjatë protestës.

Siç shihet nga pamjet, kjo është një makinë lëvizëse me foni dhe altoparlantë, e mbuluar nga flamujt e BE-së dhe flamujt shqiptarë, po ashtu dhe nga sloganet e PD, të shkruara në gjuhën angleze.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.