Masa për Tahirin, reagon Kryeministri Edi Rama
Pas dhënies së masës arrest me burg për ish-ministrin e Brendshëm, ka ardhur edhe reagimi i Kryeministrit Rama.
Në statusin e tij në “Facebook”, Rama shkruan se vendimi i sotëm për Saimir Tahirin nuk komentohet, thjesht respektohet si një e drejtë e organeve të drejtësisë.
“Vendimi i sotëm për Saimir Tahirin nuk komentohet, thjesht respektohet si një e drejtë e organeve të drejtësisë, të cilat i detyrohen vendit e botës një proces të pavarur, transparent e me integritet të plotë kushtetues e profesional, duke garantuar drejtësi jashtë çdo influence politike, mediatike a diplomatike”, mbyllet postimi i Kryeministri Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



