E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Masakër mjedisore, ujërat e zeza ‘zaptojnë’ bregdetin e Golemit
Lajme

Masakër mjedisore, ujërat e zeza ‘zaptojnë’ bregdetin e Golemit

Në prag të sezonit veror, një qytetar ka ngritur shqetësimin për ndotjen e detit në zonën e Golemit, duke pretenduar se ujërat e zeza po derdhen drejtpërdrejt në bregdet, në një zonë ku frekuentohen çdo ditë pushues dhe turistë.

Sipas denoncimit, situata është alarmante pasi ndotja ndodh pikërisht në një periudhë kur plazhet fillojnë të mbushen me vizitorë që kërkojnë të shijojnë pushimet pranë detit. Qytetari thekson se derdhja e ujërave të zeza përbën një rrezik serioz për shëndetin publik, duke shtuar mundësinë e infeksioneve dhe problemeve të tjera shëndetësore për ata që lahen në det.

Ai shprehet se fenomeni nuk është i izoluar vetëm në këtë zonë, por sipas tij ndodh përgjatë një pjese të madhe të vijës bregdetare shqiptare. Qytetari pretendon se raste të ngjashme mund të hasen nga veriu në jug të vendit, duke përfshirë zona turistike që çdo vit presin mijëra vizitorë.

Në reagimin e tij, ai kërkon ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për të parandaluar këtë situatë, duke theksuar se në shumë vende të Europës ujërat e zeza trajtohen fillimisht në impiante të posaçme përpunimi përpara se të shkarkohen në det. Sipas tij, mungesa e infrastrukturës së duhur dhe e kontrollit institucional dëmton rëndë imazhin e turizmit shqiptar.

Qytetari paralajmëron se nëse problematika të tilla vazhdojnë të neglizhohen, turistët mund të zgjedhin destinacione të tjera ku standardet e pastërtisë dhe sigurisë mjedisore respektohen më rigorozisht. Ai u bën thirrje autoriteteve që të marrin masa konkrete për të ndalur ndotjen dhe për të garantuar kushte të sigurta për pushuesit përgjatë gjithë bregdetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.