E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Masakra në “ish-Bllok”/ Shpallet në kërkim policor Elvana Gjata
Publik News

Masakra në “ish-Bllok”/ Shpallet në kërkim policor Elvana Gjata

Këngëtarja Elvana Gjata mësohet se është shpallur në kërkim nga policia pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në zonën e ish Bllokut në kryeqytet, ku një person humbi jetën dhe 2 të tjerë mbetën të plagosur me armë zjarri.

elvana

Arsyeja është sepse, ajo është larguar nga Shqipëria pa dhëne deklarime, thanë burime. Grupi hetimor, pas shumë tentativash për të marrë dëshminë e këngëtares nuk ia ka dalë. Së bashku me Gjatën, në kërkim janë edhe i dashuri i saj, Ervin Mata, dhe dy miqtë e tij, Fabio Alushi dhe Komandoja Mevjol Bilo. Ky i fundit dyshohet se ka qëlluar me për vdekje Fabian Gaxhën si edhe më pas ka gjuajtur në drejtim të Eljon Hato-s dhe Ervis Martinaj-t.

Një nga pistat e grupit hetimor për ngjarjen e ndodhur në ish-Bllok, është se “mollë sherri” është bërë pikërisht këngëtarja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.