E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Masakra në Pragë/ Zbulohen mesazhet e fundit të autorit, si u “frymëzua” vrasësi i Pragës nga 14-vjeçarja ruse që vrau shokun e klasës
Lajme

Masakra në Pragë/ Zbulohen mesazhet e fundit të autorit, si u “frymëzua” vrasësi i Pragës nga 14-vjeçarja ruse që vrau shokun e klasës

David Kozak, autori i sulmit të tmerrshëm të pasdites së sotme në Pragë, i cili ju mori jetën 10 personave dhe plagosi 30 të tjerë, duket se kishte kohë që e planifikonte sulmin.

Madje siç flitet në mediat çeke, ai e kishte shpërndarë idenë e sulmit në rrjetet sociale. 24-vjeçari mësohet se kishte hapur një kanal në platformën e komunikimit “Telegram”, ku disa ditë më parë kishte ndarë detaje lidhur me planet e tij për sulmin e sotëm. Madje në të ai kishte treguar dhe se ku e kishte marrë frymëzimin për të kryer një krim të tillë.

Masakra në Çeki e planifikuar/ Si e paralajmëroi i riu në

Mesazhet e David Kozak në Telegram

David Kozak shprehej në mesazhet e tij se ai u frymëzua nga Alina Afanaskina, e cila sipas tij e kishte ndihmuar tej mase, pasi “kishte ardhur nga Parajsa si një shpëtim” për të.

Por kush është Alina Afanaskina, 14-vjeçarja që frymëzoi, David Kozak ?

Më 7 dhjetor 2023, në orën 9 të mëngjesit në një gjimnazin në Bryansk të Rusisë, një studente 14-vjeçare hyri me armë në klasë dhe vrau një nxënës, plagosi 5 të tjerë dhe në fund vrau veten.

Babai i Alina Afanaskinës, një boksier dhe gjuetar që punonte në një firmë private sigurie, zotëronte një pushkë të cilën e mbante në çelës. Besohet se Alina mori armën e babait të saj një ditë para sulmit. Afanaskina fshehu armën dhe një thikë gjuetie mes mjeteve të artit dhe shkoi në shkollë me motrën e saj binjake Daria. Gardianja e sigurisë në gjimnazin Galina Çertkova, nuk dyshoi për asgjë dhe mendoi se ishte një ditë e zakonshme në klasën e tetë.

Në orën e dytë të mësimit, Alina hyri në klasën e saj të biologjisë dhe menjëherë filloi të qëllonte. Mësuesja përgjegjëse, Ofelya Mkrtchyan, u përpoq ta bindte atë të ndalonte pasi studentët fshiheshin nën tavolinat e tyre por më kot.

Ajo qëlloi një 13-vjeçar i cili ndërroi jetë rrugës për në spital. Dy nga të plagosurit u transportuan me avion në Moskë, ndërsa motra e saj binjake ishte e padëmtuar.

Autoritetet nuk kanë arritur në përfundimin se cili ishte motivi i të shtënave, por mes sendeve të Alinës, kishte municion dhe një fletore me një shënim ku shkruhej: “Duhet të takoheni patjetër me një mik“.

Një ish-nxënëse në gjimnaz tha se Alina ngacmohej dhe bullizohej. Drejtoresha Ekzekutive e Qendrës Kombëtare për Asistencën e Fëmijëve, Ekaterina Mizulina, pohon se Afanaskina është konfliktuar disa herë me djalin që vdiq.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.