Masakra në Roskovec: Zbardhen detaje tronditëse
Në fshatrat Suk dhe Vadhizë iu dha lamtumira e fundit Merushe Hazizit, e cila u vra nga vjehrri i saj, Xhevahir Hoxhaj, i cili më pas u vetëvra duke u varur në një pemë. Ndërkohë, mbetet ende e paqartë arsyeja se pse Gjykata e Fierit ka refuzuar të pajisë me urdhër mbrojtje Xhevahir Hoxhajn, ndërsa një e afërme e familjes tregoi detaje nga konflikti që kishte 61-vjeçari me djalin dhe nusen e tij
Familja e 61-vjeçarit Xhevahir Hoxhaj në fshatin Vidhishtë dhe ajo e Merushe Hazizit në fshatin Suk të Roskovecit, u dhanë lamtumirën e fundit të afërmëve të tyre.
Ndërkohë banorët e zonës janë ende të tronditur nga krimi i rëndë që kreu një ditë më parë Xhevahir Hoxhaj, i cili vrau bashkëjetuesen e djalit të tij, duke e masakruar me thikë në banesë, ndërsa më pas u vetëvra duke u varur në një pemë.
Vajza e autorit, motra e Fajtonit, bashkëjetuesi i Merushe Hazizit që u vra nga 61-vjeçari Xhevair Hoxha, tregoi detaje nga ngjarja e djeshme.
Ajo tha se vëllai i saj ishte në gjendje të rëndë psikologjike. Mes të tjerash ajo shtoi se Merushja kur vëllai i saj nuk ishte në shtëpi, mbyllej me çelës dhe dhomë, nga frika e vjehrrit.
“Jam motra e Fajtonit. babai, nuk e donte Merushën. Vëllai e donte,. Aty nisën konfliktet. Babai thoshte; lëre. Vëllai nuk e linte se e donte. Ai e vrau dhe vrau veten. Merushja ishte e martuar më parë me 3 fëmijë dhe se donte për nuse. Ai e pranoi se e kishte 3 fëmijë. Ai e donte shumë dhe tani është në gjendje të rëndë. Babai im nuk e njihte më parë Merushën. Po edhe nëna nuk e donte, se mbante nga babi. Një vit qëndruan në Vlorë, u kthyen se nuk e përballonin dot ekonominë andej. Nuk e përballonin dot me qira. Kam qenë në Tiranë. Ai e kishte gjetur vetëm në shtëpi dhe e kishte masakruar. Po e kishte paralajmëruar shumë herë; do të vras, do të vras.
Fajtoni ka qenë me zetor duke punuar. Nëna ishte poshtë nga kasollja për ‘tu hedhur bagëtive. Kishte shkuar e kishte gjetur vetëm, e kishte masakruar. Nena e kishte parë babanë që kishte ikur me vrap dhe e kishte pyetur; ku po shkon. E kishte parë me duar me gjak. Morëm shumë masa. Fajtoni e mbante kyçur në dhomë, se kishin frikë. Ai e kishte shqyer derën. Policia është njoftuar shumë herë. Policia ishte disa herë këtu. Fajtoni, nusja dhe babai ishte me urdhër mbrojtje. Ai thoshte më kërcënon nusja dhe djali. Mori urdhër mbrojtje dhe ai. Ka shqyer derën. Babai jetonte në shtëpitë e tjera, te dy dhomat, kurse ajo te shtëpia e re.”, tha ajo.
Dosja hetimore e kësaj ngjarje pritet të mbyllet, pasi autori mbeti dhe vet viktimë, ndërsa ngjarja është cilësuar si krim në familje.
Autori, Xhevahir Hoxhaj kishte pasur
konflikte të vazhdueshme me djalin e tij, pasi kundërshtonte bashkëjetesën e tij me Merushe Hazizin. Konfliktet duket se kishin arritur deri në pikën sa Xhevahir Hoxhaj kishte kërkuar urdhër mbrojtje në Gjykatën e Fierit. Por kjo e fundit nuk e kishte pranuar një kërkesë të tillë të 61-vjeçarit.
Arsyet e këtij refuzimi mbeten të paqarta, ndërkohë që familjarët e Xhevahir Hoxhajt, përfshirë bashkëshorten, pranuan një ditë më parë se 61-vjeçari kishte kërkuar mbrojtje për shkak të debateve të vazhdueshme me të birin. Një e afërme e familjes Hoxhaj tregoi këtë mërkurë edhe motivet e konflikteve në familje që kishte pasur Xhevahiri me djalin dhe nusen e dytë të tij, që një ditë më parë e vrau.
Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen, pas këqyrjes së trupit të viktimës Meruesh Hazizi, grupi hetimor ka vërejtur tre plagë me thikë. Gjithashtu, të njëjtat burime bënë të ditur se Fatjoni, bashkëshorti i Merushes, ka qenë prezent në momentin që babai i tij qëlloi me thikë 30-vjeçaren, por nuk ka bërë asnjë reagim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



