E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Masakroi kunatën e tij, dëshmia tronditëse e Tefik Tashit
Lajme

Masakroi kunatën e tij, dëshmia tronditëse e Tefik Tashit

Detaje të tjera janë zbardhur në lidhje me krimi e ndodhur një ditë më parë në fshatin Kusarth të Elbasanit.

Në dëshminë e tij para oficerëve të policisë gjyqësore, Tefik Tashi ka deklaruar se e vrau kunatën, Alma Qevanin pasi ajo kishte ditë që nuk e lejonte bashkëshorten e autorit të shkonte në shtëpinë e tij.

Tashi ka deklaruar se kjo situatë është agravuar së fundmi pasi kunata e tij e ka ofenduar vazhdimisht duke i thënë se ai vuan nga impotenca dhe motra e saj nuk duhet të kthehet të qëndrojë me të.

Sipas 58-vjeçarit, kunata e tij Alma Qevani, shpesh e ka ofenduar edhe në sy të familjarëve duke u bërë edhe objekt bisede në shtëpinë e tij dhe të bashkëshortes.

Alma Qevani u ekzekutua me sëpatë, pranë banesës së saj në fshatin Kusarth të njësisë administrative Bradashesh. Ngjarja e rëndë në Elbasan u regjistrua të mërkurën në 17 maj, ku Tefik Tashi qëlloi me sende të forta motrën e bashkëshortes së tij, duke i marrë jetën.

Sipas bashkëshortes së autorit, njëherazi motra e viktimës, shkak i konfliktit ishte bërë mos hapja e telefonit.

Tefik Tashi u arrestua pak pas ngjarjes së rëndë, teksa dëshmia e tij ka hedhur dritë mbi atë që ka ndodhur të mërkurën

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.