Masat shtrënguese për koronavirusin, protestë masive në qendër të kryeqytetit, 16 të arrestua
Numri i të prekurve mbetet i lartë, edhe pse qeveria e Republikës Çeke vijon të mbajë të shtrënguara rregullat anti-Covid 19 në vend.
Kjo ka sjellë revoltën e dhjetëra qytetarëve, të cilët dolën në një protestë masive në Sheshin e Qytetit të Vjetër të Pragës. Më shumë se 500 persona morën pjesë në tubimin masiv, ku nuk munguan përplasjet me forcat e policisë.
Demostrues tentuan të thyejnë kordonin e policisë dhe filluan të hidhnin objekte të forta drejt tyre. Pas një përleshje të shkurtër, policia i shtyu protestuesit në shesh dhe filloi arrestimin e pjesëmarrësve më aktivë në përleshje.
Shumë persona morën plagë të lehta dhe morën ndihmën e parë në spitalin e kryeqytetit çek. Në lidhje me protestën e mbajtur në Sheshin e Qytetit të Vjetër në Pragë, policia deri më tani ka ndaluar 16 persona.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



