E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mashtrimi me apartamentet, arrestohet ndërtuesi në Tiranë. Emri
Lajme

Mashtrimi me apartamentet, arrestohet ndërtuesi në Tiranë. Emri

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 8 vite burg për  veprën penale “Mashtrim, kryer në bashkëpunim”.

Më datë 25.01.2018, shërbimet e Sektorit të Forcave të Posaçme dhe të Kërkimi në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë kapur shtetasin e shpallur në kërkim :

•Eqerem Mehmetaj, 55 vjeç, banues në Tiranë.

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e  Apelit  Vlorë, me vendim numër 70 datë 16.11.2017, e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “ Mashtrimi i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 143 /2 të Kodit Penal.

Në vitin 2011, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier kishte nisur procedim penal ndaj këtij shtetasi, pasi ky shtetas kishte kryer shitjen e  apartamenteve  të njëjta më shumë se një herë shtetasve të ndryshëm duke i mashtruar dhe marrë shuma monetare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.