E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mashtronte në “Instagram”/ 24-vjeçari ofronte kontrata pune false në Angli
Lajme

Mashtronte në “Instagram”/ 24-vjeçari ofronte kontrata pune false në Angli

Një 24-vjeçar ka rënë në pranga për mashtrimin e qytetarëve në rrjetin social “Instagram”.

Konkretisht është arrestuar i riu me iniciale A. Ç., me banim në Korçë.

Ai u denoncua nga një emision investigativ, pasi ishte zbuluar skema e tij.

24-vjeçari mashtronte qytetarët, kundrejt pagesave, me kontrata pune false, në emër të kompanive angleze fiktive. Pasi merrte paratë, ai ndërpriste komunikimet, pa ofruar shërbimin për të cilin ishte paguar.

Policia është vënë në lëvizje dhe ka kapur të riun, i cili akuzohet për veprat penale “Mashtrimi”, kryer më shumë se një herë, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.