E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mashtruesi  i kriptovalutave  Novak, gjendet i copëtuar në Emirate
Lajme

Mashtruesi i kriptovalutave Novak, gjendet i copëtuar në Emirate

Mashtruesi i kriptovalutave, Roman Novak që njihej si “miku i Durovit”, dhe gruaja e tij janë vrarë brutalisht në Emiratet e Bashkuara Arabe. Çifti ishte zhdukur prej një muaji, pasi shkoi në një takim me “investitorë” në qytetin Hatta.

Sipas hetimeve paraprake, ata janë rrëmbyer për shpërblim, por pasi pengmarrësit nuk morën paratë, i vranë dhe i copëtuan, duke i futur në çanta të braktisura pranë një qendre tregtare.

Autoritetet ruse kanë hapur çështje penale për vrasje, ndërsa shtatë persona janë arrestuar. Novak, i dënuar më parë për mashtrim në Rusi, kishte mbledhur mbi 500 milionë dollarë nga projekti i tij kripto “Fintopio”, përpara se të zhdukej mes dyshimeve se edhe vdekja e tij mund të jetë inskenuar për t’i shpëtuar borxheve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.