Maskat grabisin familjen e biznesmenit në Durrës
Tre persona të maskuar kanë grabitur mbrëmjen e sotme në banesën e një biznesmeni transporti në Shkozet të Durrësit.
Grabitësit, nën kërcënimin e armëve, mësohet se kanë lidhur personat e pranishëm në banesë dhe kanë marrë paratë.
Para se të largoheshin, grabitësit kanë marrë edhe djalin e familjes, por e lanë të lirë disa kilometra më tutje.
Biznesmeni ka bërë kallëzim duke vënë në lëvizje policinë, që kanë nisur kërkimet për gjurmët e keqbërësve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



