E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mat, zbardhet identiteti i 2 vëllezërve që u plagosen me thikë (EMRAT)
Lajme

Mat, zbardhet identiteti i 2 vëllezërve që u plagosen me thikë (EMRAT)

Janë zbardhur identitetet e dy vëllezërve të plagosur me thikë gjatë ditës së sotme në Mat.

Dy vëllezërit Ardit 22 vjeç dhe Kristin 19 vjeç Hysa, janë plagosur të dy me thikë nga persona ende të paidentifikuar në Mat. Për shkak të gjendjes së tyre të rëndë, ata janë transportuar me helikopter drejt Traumës në Tiranë. Ende nuk dihen detajet dhe rrethanat e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në njësinë Komsi të Matit dhe dy vëllezërit janë A.Hysa dhe K.Hysa.

Gjithashtu mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

Autorët ende nuk janë identifikuar, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e tyre.

Njoftimi i policisë:

Mat/informacion paraprak

Rreth orës 14.50, në qytetin e Burrelit, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Koliqit”, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë) shtetasit A.H dhe K.H., banues në Burrel, të cilët janë dërguar për ndihmë mjeksore në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë, dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e shtetasit G.B., i cili dyshohet se ka goditur me thikë dy vëllezërit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.