E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Matura shtetërore/Pas 20 minutave u publikua teza e provimit të Matematikës
Lajme

Matura shtetërore/Pas 20 minutave u publikua teza e provimit të Matematikës

Vetëm 20 minuta pasi kishte filluar provimi i Matematikës për Maturën Shtetërore, teza është publikuar në rrjetet sociale.

Sipas postimit, tezat janë publikuar 20 minuta pas nisjes së provimit, dhe në rrjetet sociale janë postuar dy variantet, A dhe B.

Ky është provimi i tretë i maturës që zhvillohet këtë vit, pas atij të gjuhës së huaj dhe atij të gjuhës shqipe e letërsisë.

Nga ana e saj Ministria e Arsimit vazhdon të shprehet se kjo gjë nuk cenon sigurinë e provimit, por harron faktin që ka deklaruar se këtë herë klasat në të gjithë vendin po monitorohen me kamera. Me sa duket ky plan i Evis Kushit ka dështuar me sukses.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.