E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
MBANIN PENG PREJ DITËSH FIERAKUN NË FUSHË-KRUJË, ARRESTOHET 24-VJEÇARI, SHPALLET NË KËRKIM BASHKËPUNËTORI (DETAJE)
Lajme

MBANIN PENG PREJ DITËSH FIERAKUN NË FUSHË-KRUJË, ARRESTOHET 24-VJEÇARI, SHPALLET NË KËRKIM BASHKËPUNËTORI (DETAJE)

Policia ka arrestuar një 24-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi prej 4 ditësh mbanin peng një person në Fushë-Krujë.

Burime bëjnë me dije se është finalizuar operacion i koduar “Plugu”. Për pasojë u bë i mundur arrestimi i shtetasit  E. M.,24 vjeç, banues në Nikel, Fushë Krujë, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, B. XH.

Policia njofton se të dy këta shtetas prej 4 ditësh kanë mbajtur peng në zonën e Fushë Krujës për motive përfitimi material, shtetasin B. Z., i cili u lirua pa pasoja gjatë operacionit policor.

Mësohet se personi që është mbajtur peng është një 29-vjeçar nga Fieri, për këtë arsye edhe operacioni është realizuar në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

Njoftimi i policisë:

Operacioni për lirimin e një shtetasi që mbahej peng prej disa ditësh nga 2 persona, për motive përfitimi material.

Operacioni është organizuar dhe ndjekur me metoda speciale të hetimit, nga Njësia për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Departamentin e Policisë Kriminale.

Operacioni është finalizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Policinë e Shtetit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

Nga Njësia për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në Drejtorinë Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, pas perdorimit të metodave speciale te hetimit, u finalizua  operacioni policor “Plugu”.

Si rezultat u bë i mundur arrestimi i shtetasit  E. M.,24 vjeç, banues në Nikel, Fushë Krujë, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, B. XH.

Të dy këta shtetas prej 4 ditësh kanë mbajtur peng në zonën e Fushë Krujës për motive përfitimi material, shtetasin B. Z., i cili u lirua pa pasoja gjatë operacionit policor.

Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të shpallur në kërkim.

Materialet në ngarkim të autorëve, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale të “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.